VIDEO/ “Harkëtari“ Muçi po i kthen si penallti, vjen me tjetër kryevepër nga distanca

Megjithëse nuk aktivizohet titullar, Ernest Muçit i mjaftojnë edhe pak minuta për të shkaktuar panik te kundërshtarët. Talenti i dalë nga akademia e Tiranës është futur në fushë në minutën e 73 në takimin e sotëm kundër Slask Vroklavit, ndërsa në çastet e fundit të ndeshjes ka tronditur shtyllën e rivalëve.

Pasi shmang bukur lojtarin që kishte përpara, Ernest Muçi nxjerr bukur topin në pozicion për të goditur me të majtën e tij. Nga një distancë e largët sulmuesi shqiptar kërcënon menjëherë portën. “Harkëtari” Muçi i ka kthyer si të ishin penallti gjuajtjet nga jashtë zone, ku ka realizuar dy gola kryevepër në këtë mënyrë me Legian.

Por këtë herë ishte devijimi i lehtë i portierit dhe shtylla që i ndalën festën e golit. Një festë kjo që do të ishte edhe më e madhe, për shkak se mund të shpëtonte skuadrën nga humbja, teksa deri në ato momente Slask Vroklav udhëhiqte me shifrat 1-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online