Kombëtarja mbi të gjitha/ Tribuna ishte testi i pjekurisë nga Reja, Broja tregon virtytet e një lojtari të madh

Fanella e Kombëtares duhet të jetë një burim krenarie për të gjithë lojtarët, të cilët duhet ta mbajnë veshur vetëm nëse e ndjejnë vërtetë peshën e saj. Kombëtarja mbetet mbi gjithçka dhe asnjë futbollist nuk mund të dalë sipër saj. Këto fjalë duket se i kupton më së miri edhe Armando Broja, që përpos golave dhe asisteve në fushën e lojës, tregoi maturi dhe virtyte të një lojtari të madh jashtë saj.

I ardhur me famë dhe pritshmëri të mëdha si një talent që ka bindur Chelsea-n ti ofrojë një kontratë 5-vjeçare, të gjithë sytë e tifozëve shqiptar ishin të kthyer pikërisht nga ky djalosh. Por befasia do të vinte nga Reja, teksa në momentin kur të gjithë e prisnin titullar, Broja zë vend në tribunën ne “PGE Narodovi”-t.

Një vendim ky që nuk u prit aspak mirë nga opinioni sportiv, i cili nuk e mendoi dy herë të vërshonte me kritika në adresë të trajnerit italian. Reja theksoi se talenti kuqezi nuk po i përgjigjej në mënyrën e duhur në stërvitje, prandaj tribuna ishte një test pjekure për Brojën. Një test që futbollisti i Southampton-it e kaloi me sukses.

Broja tregoi se i ka të gjithë mundësitë të bëhet një lojtar i madh dhe mesazhin kryesor e dha me sjelljen e tij. Ndonëse vetëm 20 vjeç dhe pjesë e një klubi të madh anglez, ai la mënjanë hatërmbetjet me Rejan dhe gabimin këtij të fundit u përpoq t’ja tregonte në fushë. Menjëherë pas tribunës, trajneri italian vendos ti japë minuta përballë Hungarisë, për të parë sa kishte mësuar prej atij leksioni.

E përgjigja ka qenë ajo që edhe vetë Reja dëshironte të merrte, një gol me vlerën e fitores. Kokëulur dhe me një motivim shtesë në stërvitje, kjo ishte mënyra e duhur për të treguar peshën e tij në fushë. Sjellje të tilla i takojnë vetëm lojtarëve të mëdhenj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online