Myrto Uzuni ka qenë protagonist me Ferencvaroshin mbrëmjen e sotme. Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën kundër Gyirmont Gyor-it në minutën e 47. Një gol ky që i hap rrugën fitores së ekipit të tij, teksa 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt Tokmac Nguen fikson shifrat përfundimtare në 2-0.
Me këtë fitore Ferencvaroshi shkon në kuotën e 22 pikëve dhe merr venin e parë në tabelën e renditjes, ku udhëheq me 2 pikë më shumë se Kisvarda në të cilën aktivizohet Jasir Asani. Ky ishte goli i 3-të për Myrto Uzunin në 9 paraqitje me fanellën e Ferencvaroshit në 9 paraqitje në kampionat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/