Pepe Reina ishte shpirti i festës te Aston Vila pasi kjo skuadër arriti që të rezistoi në elitën e futbollit të Anglisë. Barazimi në shifrat 1-1 ndaj West Hamit i siguroi edhe sezonin e ardhshëm në “Premier League”, ndërsa drejtuesit e ekipit vendosën që të bënin një lëshim, goxha të ndjeshëm madje.
Arka me birra janë vendosur në dhomat e zhveshjes që futbollistët t’i gëzohen objektivit të arritur. Reina ishte i pari që nisi t’i jepte më tepër atmosferë grupit duke kërcyer dhe hapur birrat me dhëmbë, ndërsa shokët e skuadrës nuk po i besonin syve dhe nuk ndaluan së qeshuri. Më pas do të vazhdonin edhe ata në po të njëjtën mënyrë, duke dalë nga vetja për rastin e veçantë. Ndërkohë Reina kaloi edhe rrezikun më të madh pas infektimit nga Koronavirusi, teksa do të shprehej se mezi arriti të mbushej me frymë për 25 minuta, duke u frikësuar së tepërmi për jetën e tij. /Sport Ekspres/
Approach your week with the enthusiasm and verve of Pepe Reina having narrowly avoided relegation. pic.twitter.com/FoPxKYnFUo
— MUNDIAL (H) (@MundialMag) July 27, 2020