VIDEO/ Handanoviçin “e spiunoi“… Barela! Lojtari i Interit thirri arbitrin dhe më pas ndiqte sherrin nga larg

Përballja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit është mbyllur me tension. Handanoviçi dhe Kuadrado janë përfshirë në një përplasje fizike sapo përfundoi takimi, çka më pas solli edhe ndëshkimin me karton të kuq të secilit prej tyre.

Portieri i Interit dukej mjaft i irrituar me kolumbianin, teksa nis menjëherë një konfrontim me të. Pikërisht në këtë moment, Barela shkon te arbitri dhe i tregon për sherrin që po ndodh, duke sjellë edhe ndëshkimin e shokut të tij të ekipit me karton të kuq. Lojtarët e të dyja skuadrave, së bashku me arbitrat, shkojnë drejt Kuadrados dhe Handanoviçit, ndërsa Barela qendron i distuancuar dhe bashkë me Kiezën sheh sherrin, pa u bërë pjesë e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online