VIDEO/ Halandi bën të pabesueshmen në “Alianc Arena”, penalltia që nuk duhet të merret si shembull nga asnjë futbollist

Mëgjithëse është pagëzuar si një makineri goli për shkak të aftësisë së tij të frikshme për të shënuar, Halandi ka treguar sot se mund të gabojë si çdo futbollist tjetër. Nuhatja në zonë nuk i ka munguar asnjëherë, por sot ka dështuar atëherë kur goli dukej i sigurt.

Sulmuesi norvegjez kishte mundësinë të shuante një herë e mirë shpresat e Bajernit që në minutën e 37, kur mori përsipër të ekzekutonte një penallti. Por nga pika e bardhë e 11 metrave Halandi bën më të pabesueshmen dhe ekzekuton një penallti që nuk duhet të merret si shembull nga asnjë futbollist. Topi i goditur prej tij shkon sipër traut të portës, duke mos e shqetësuar aspak portierin Zomer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online