Kthimi i Mesit në “Kamp Nou” mbetet veç një ëndërr, presidenti i La Ligas ia bën të qartë Barcelonës: Nuk është i mundur nënshkrimi i tij

Në mediat spanjolle përflitet prej kohësh se Barcelona po përpiqet të kthejë Mesin në “Kamp Nou”. Ylli argjentinas ka lënë pezull rinovimin me PSG-në, ku nuk gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë për të. Por planet e Becelonës hidhen poshtë nga presidenti i La Ligas, Havier Tebasi. Ky i fundit e ka bërë të qartë se klubi katalanas duhet të shesë shumë lojtarë për të regjistruar Lionel Mesin.

“Barça duhet të marrë shumë masa financiare për të ndërmarrë regjistrimin e Mesit. Ata kanë nevojë për shumë përpjekje për ta realizuar atë. Sot nuk e shoh të mundur nënshkrimin e tij. Por ka mbetur shumë kohë, Barça ende mund të bëjë lëvizje për të marrë Leon”, ka thënë Havier Tebas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online