VIDEO/ Haland meriton vetëm respekt! Lë mënjanë egoizmin, i fal golin e parë në Bundesligë talentit të Dormundit

Borusia e Dortmundit ka fituar bindshëm ditën e sotme kundër Freiburgut me shifrat 4-0. Një dopietë i ka mjaftuar Erling Halandit, i cili ka treguar se meriton vetëm respekt për atë çfarë bën në fushën e lojës. Në kohën kur po luheshin edhe sekondat e fundit të ndeshjes, “djaloshi magjik“ gjendet i vetëm përballë portierit, në një pozicion ku goli është si një lojë fëmijësh për të.

Por kur të gjithë prisnin një triplet nga këmbët e tij, vjen e kundërta. Sulmuesi norvegjez lë mënjanë egoizmin dhe shërben për shokun e tij të skuadrës, që me portën e zbrazët nuk mund të gabonte kurrsesi. Haland i fal kështu golin talentit gjerman, Paslak, i cili tund për herë të parë në karrierën e tij rrjetën në Bundesligë. Lojtari 22-vjeçar ka qenë pjesë e Dortmundit prej vitesh, por është huazuar në shumë ekipe përpara se të rikthehej sërish te verdhezinjtë në korrik të këtij viti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/yasxbvb/status/1312415509414109184

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *