Në verën e vitit të shkuar Bajerni i Mynihut i hoqi nga duart trofeun e parë në Champions League PSG-së, duke arritur të fitojë finalen e madhe. Një humbje e hidhur kjo për francezët, që në fund kanë arritur të përmbushin “hakmarrjen”. Ndeshja e kthimit mbrëmjen e sotme ka përfunduar me shifrat 0-1 në favor të bavarezëve, por ky rezultat nuk ka mjaftuar për këta të fundit që të sigurojnë kualifikimin.
Choupo-Moting tundi rrjetën në minutën e 40, por parisienët triumfuan në duelin e parë në Mynih me shifrat 2-3, çka i ofroi një biletë për më tej. Bajerni nuk tremb pa Levandovskin në fushë dhe këtë e dëshmoi në këto dy ndeshje të luajtura kundër kampionëve të Francës. PSG prek tashmë gjysmëfinalen, me synimin e vetëm ngritjen e trofeut më të rëndësishëm për klube./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/UNITEDEXTRA_/status/1382058361269723137