VIDEO/ Hakan Çalhanoglu elektrizon tifozët e Interit me thumbimin për Milanin: Kush s’kërcen është kuqezi

Dita e djeshme ka qenë ditë feste për Inerin. Lojtarët zikaltër kanë kryer paradën e zakonshme të kampionit në rrugët e Milanos. Festa ka kulmuar në mbrëmje, kur futbollistët janë shfaqur një e nga një përpara tifozëve. Hakan Çalhanoglu u prit me mjaft entuziasëm nga mbështetësit e Interit dhe turku diti si t’i elektrizonte me thirrjet e tij. Çalhanoglu, i cili këtë sezon ishte një nga elementët kryesorë të skuadrës së Inzagit, thumboi edhe ish-skuadrën e tij, Milanin.

Ai mori mikrofonin dhe udhëhoqi korin e tifozëve me frazën: “Kush s’kërcen është kuqezi”. Një hakmarrje e ëmbël e turkut për atë situatë gjë ndodhi 2 vite më parë, kur Milani u shpall kampion dhe Ibrahimoviçi i kërkoi tifozëve kuqezi “të përshëndesnin” Çalhanoglunë në mënyrën e tyre./Sport Ekspres/