VIDEO/ Guindo dhe Shkurtaj i heqin duart nga titulli Partizanit! Laçi fiton me të kuqtë, Kukësit i anulohen 2 gola kundër Vllaznisë

Në orën 15:00 janë zhvilluar dy ndeshje emocionuese në Superiore. Më pak spektakël është parë te Kukësi-Vllaznia, në një takim ku ka dominuar frika për të mos humbur. Në fund ekipet kanë barazuar pa gola, teksa shkodranët mund të thuhet se “i kanë larë duart” me titullin kampion.

Kukësi ka qenë më pranë fitore pasi i janë anuluar dy gola. Fillimisht me Ebert dhe në minutën e fundit me Johnson, por vendimet kanë qenë të drejta. Vllaznia prodhoi shumë pak për të fituar në pjesën e dytë.

Nga ana tjetër spektakël është parë te Laçi-Partizani që përfundoi 3-2. Fillimisht ishin të kuqtë që kaluan në avantazh me Da Silvan pas një gafe të Gentian Selmanit që shkaktoi penallti të kotë, kur pora e tij nuk po rrezikohej. Barazimi do të vinte pak minuta më vonë në të 43, me Guindo.

Vetëm tre minuta pas nisjes së pjesës së dytë ishte Shkurtaj që i dha avantazhin Lacit. Goli i tretë ishte një spektakël i vërtetë për kurbinasit që zgjodhën të kombinonin para portës të kryeqytetasve, aq shumë sa e tepruan duke mos zgjedhur që të godisnin portën, por edhe me pak fat ishte sërish Guindo që gjeti rrjetën në të 78.

Për të ngushtuar diferencat mendoi Mba, 10 minuta më vonë, teksa shënoi pa e parë portën. Por në fund Partizani ka humbur dhe nëse Tirana arrin të fitojë në ndeshjen e sotme, diferenca mes tyre do të shkonte në pesë pikë. /Sport Ekspres/

Kukësi-Vllaznia 0-0

 

Laci-Partizani 3-2 Guindo 43′, 78′, Shkurtaj 48’/ Da Silva p’ 37′, Mba 87′

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online