VIDEO/ Shqiptari që po prish dominimin e lojtarëve të Ukrainës! Taulant Seferi shënon gol të bukur, përqafon menjëherë trajnerin

Taulant Seferi po kalon një formë fantastike te Vorskla Poltava. Në ndeshjen e sotme, sulmuesi shqiptar i ka dhënë fitoren Vorsklas në transfertë ndaj Chernomorest Odesa në shifrat 0-1. Në minutën e 84 të takimit do të vinte goli i vetëm që vendosi historinë e takimit.

Kështu Seferi bëri gjithçka në mënyrë perfekte për të gjetur cepin e rrjetës. Menjëherë nisi edhe festa e madhe me trajnerin, ndërsa ky ishte goli i 9 për Seferin në këtë sezon. Një statistikë interesante është se në 13 golashënuesit më të mirë të kampionatit deri tani, 12 prej tyre janë lojtarë ukrainas, ndërsa në vendin e tretë gjendet Taulant Seferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online