VIDEO/ Grushti i tij e uli menjëherë në gjunjë, Amarildo Bakaj shpallet kampion në Lezhë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Amarildo Bakaj është kampioni më i ri i botës në WBO Youth Light Heavyweight. Mbrëmjen e sotme boksieri shqiptar ka mposhtur rivalin e tij, Jon Mbanugu. Përleshja mes tyre u zhvillua në Lezhë dhe zgjati vetëm 4 raunde.

Pikërisht në raundin e 4-t, Bakaj i dha ganezit goditjen e ‘knock out’-it. E djathta e 25-vjeçarit gjunjëzoi kundërshtarin, i cili nuk mundi të ngrihej dot përsëri në këmbë. Kështu Amarildo Bakaj u shpall fitues dhe ruan ende rekordin e tij si i pamposhtur. Ai numëron 11 fitore në 11 duele të zhvilluara, të gjitha të fituara me “knock out”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/