VIDEO/ Granit Xhakën e ndihmon fati në Europa League, i jep barazimin Arsenalit kundër Sportingut

Arsenali është larguar me një barazim 2-2 nga Lisbona. “Topçinjtë” janë ndarë në baraspeshë me ekipin e Sportingut në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ve të Europa League-s. Skuadra londineze kaloi e para në avantazh falë golit të Saliba-s në minutën e 22-të, ndërsa vendasit kthyen baraspeshën 12 minuta më vonë me anë të Gonçalo Inacios.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1, teksa në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë. Paulinjo tundi rrjetën në minutën e 55 për të përmbysur rezultatin, por festa e portugezëve zgjati vetëm 7 minuta. Granit Xhaka provon një goditje nga distanca në minutën e 62-të të takimit, nga ku vjen edhe goli i dytë për Arsenalin. Fati ishte në krahun e mesfushorit shqiptar, pasi topi i goditur prej tij u devijua nga Morita dhe më pas u ndal në rrjetë për të fiksuar shifrat në 2-2. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *