VIDEO/ Përgjigje për Murinjon! Marash Kumbulla shënon gol te Roma në Europa League, portugezi e la zgjedhje të pestë

Marash Kumbulla ka shënuar sot golin që hipotekoi fitoren e Romës kundër Real Sociedadit. Verdhekqutë triumfuan me shifrat 2-0 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ve. El Sharaui zhbllokoi rezultatin në minutën e 12 të takimit, ndërsa në të 87-n ishte Kumbulla ai që e ndali topin në rrjetë.

Mbrojtësi shqiptar shfrytëzoi një top të hedhur në zonë nga goditja e këndit dhe me kokë e çoi në rrjetën kundërshtare. Kumbulla hyri në lojë nga stoli në pjesën e dytë të takimit, pas shqetësimeve të ndjera nga Jorente. Futbollisti shqiptar ka përfunduar në zgjedhje të pestë në hierarkinë e Murinjos dhe me golin e sotëm i ka dhënë një mesazh se meriton më tepër hapësirë në ekipin e portugezit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online