VIDEO/ GOOOOOL! Super Mirlind Daku, i kalon të gjithë si të ishin “piketa”, sulmuesi i Shqipërisë shënon tjetër super gol në Rusi

Mirlind Daku dhe Rei Manaj janë dy sulmuesit më në formë të momentit të Shqipërisë. Daku e ka ngritur së tepërmi performancën pasi Silvinjo e la jashtë për ndeshjet miqësore të marsit. Një tjetër gol ka shënuar futbollisti shqiptar në përballjen e sotme të Rubin Kazan kundër Ural.

Në minutën e 43 të takimit, Daku ka marrë një pasim thuajse nga mesfusha, ka avancuar i vetëm drejt portës dhe siç po ndodh shpesh në rastet e fundit, ka kaluar të gjithë kundërshtarët dhe ka gjetur golin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/