Kristjan Asllani ka shënuar sot golin më të veçantë në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar është aktivizuar titullar në përballjen kundër Udinezes, të vlefshme për Kupën e Italisë, dhe e ka shpërblyer besimin trajnerit.
Në momentin që po kronometrohej minuta e dytë e shtesës së pjesës së parë, lojtari i Interit bëri atë që më pak pritej. Topi i gjuajtur prej tij nga goditja e këndit kapi në befasi ekipin e Udinezes, teksa topi hyri në rrjetë. Një gol spektakolar i Asllanit, që i dërgoi shifrat në 2-0 në favor të zikatërve. Ndërkohë, mbeten ende të paktën 45 minuta lojë për t’u zhvilluar./Sport Ekspres/