Berat Gjimshiti ka gjetur rrugën e rrjetës në Champions League. Mbrojtësi shqiptar ka bërë për një moment rolin e sulmuesit te Atalanta. Futbollisti 31-vjeçar është gjendur në kohën e duhur dhe në vendin e duhur në zonën e Shakhtar Donetsk-ut për ta shtyrë topin përtej vijës fatale.
Gjimshiti ka zhbllokuar rezultatin e takimit në minutën e 20-të, duke i dhënë epërsinë bergamaskëve. Aktualisht është ende duke u zhvilluar pjesa e parë e ndeshjes, e cila është e vlefshme për javën e dytë të Champions League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/