Kur Timo Werner u largua nga Bundesliga për t’iu bashkuar Chelsea-t kishte edhe shumë skepticizëm. Jo më kot pasi bëhet fjalë për dy kampionate që kanë natyrë të ndryshme nga njëra-tjetra me futbollin që luhet në këto vende, “Bundesligë” dhe “Premier League”.
Statistikat nuk po flisnin në favorin e Werner, që kërkoi pak kohë për t’u ambientuar në Angli. Por asnjëherë nuk pasur deri tani presionin e trajnerit Lampard që i ka besuar gjithmonë si titullar. Ndërkohë niveli i këtij sulmuesi është vetëm në rritje dhe këtë e tregon më së miri ndeshja që po vazhdon të luhet kundër Newcastle.
Takimi po vazhdon në shifrat 0-2, ndërsa në realizimin e dytë ishte Werner me “veshjen” e Kristiano Ronaldos që i ka mahnitur tifozët. I pandalshëm me shpejtësinë dhe në driblim, duke ia bërë një lojë fëmijësh Abraham që të dërgojë topin në rrjetë. /Sport Ekspres/
?????? GOAL????
????????0-2?????
#TammyAbraham#TimoWerner#NEWCHE pic.twitter.com/s9bFQhU27n
— ??CerezoOsaka? (@ryu4410) November 21, 2020