COVID-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur lezhjan, dedikimi i Armand Dukës: Ky lajm i trishtë…

COVID-19 i ka hequr Shqipërisë edhe një tjetër personazh të njohur për futbollin. Bëhet fjalë për ish-futbollistin lezhjan Nikolin Lorenci. I shtruar prej një jave në spital me pandeminë e Koronavirusit, 72-vjeçari nuk ka arritur që të fitojë përballjen më të rëndësishme të jetës së tij. Shumë kontribute ka dhënë Lorenci për futbollin shqiptar dhe Besëlidhjen në veçanti, duke marrë titullin “Qytetar Nderi” në Lezhë. Pas kësaj ndarje të dhimbshme ka ardhur edhe një reagim nga ana e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili pasi njofton lajmin e trishtë sjellë në kujtesë edhe kontributet e dhëna nga Nikolin Lorenci.

“Ndihem i pikëlluar nga lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të njohur lezhjan, Nikolin Lorenci. Dua të ngushëlloj familjen, miqtë dhe të afërmit e tij për humbjen e njeriut tyre të dashur.

Nikolin Lorenci ka dhënë një kontribut të madh për futbollin shqiptar ndër vite, fillimisht si futbollist i Besëlidhjes e më pas si trajner dhe në postin e drejtuesit të klubit. Gjithashtu, Lorenci ka dhënë ndihmen e tij për FSHF-në, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës ne mesin e viteve ‘ 90. Kontributi i vazhdueshëm për futbollin do ta bëjë emrin e tij të paharruar. U prehtë në paqe!”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online