Osasuna dhe Granada janë ndarë në barazimin 1-1 falë golit të realizuar në minutat e fundit. Vendasit bënë gjithçka për të dalë me tre pikët nga kjo përballje, ku pavarëissht se ishin, sakrifikuan në minutat e mbetura. Teksa kronometri po i drejtohej mbylljes së takimit, gjithë luftës së madhe në mesfushë, portieri Herrera e hedh poshtë me veprimin e tij.
Gardiani i Osasunës ka dalë nga porta e tij dhe me zgjuarsinë e duhur Angel Montoro e ka provuar goditjen nga 40 metra për të gjetur rrjetën, me realizimin që do ta kujtojë për gjithë jetën. Dëshpërimi ishte i gjithi për Osasunën teksa disa prej lojtarëve janë shtrirë në tokë dhe nuk i dilte inati me portierin e tyre. /Sport Ekspres/