Fantazi dhe talente/ Çfarë gjen Reja te Shqipëria U-21? Njëri të bën të harrosh Roshin, plotësohet Kombëtarja

Nga Klaudio Ndreca

Suksesi i Shqipërisë U-21 nuk matet vetëm me rezultatet e arritura, por me prodhimet që dërgon te Kombëtarja A. Fundja kjo është edhe arsyeja se përse janë krijuar Kombëtaret Shpresa dhe ato zinxhirë, ku lojtarët të dalin prej andej dhe të mësohen për të bërë hapin e madh, që të përfaqësojnë ekipin e parë.

Nëse marrim zgjedhjet e bëra nga Alban Bushi për dy ndeshjet e fundit dhe formacionin e hedhur në fushë, vlerësimi është për notën 10. Ndeshje të nisura mga 6 lojtarë të Superiores si produkt vendas bëjnë që të arrihet një fitore historike si ajo ndaj Austrisë në shifrat 1-5. Ndërkohë në takimin e fundit të fituar me përmbysje në shifrat 3-1 ndaj Andorrës, pavarësisht se na u kujtua shija e hidhur e humbjes me Lituaninë, loja mes Kombëtareve nuk kishte asnjë të përbashkët me njëra-tjetrën.

Shpresat ishin gjatë gjithë kohës duke e sulmuar kundërshtarin me aksione logjike dhe të bukura, por në disa raste mungesa e kordinimit në momentin e fundit, fati dhe vendimet e diskutueshme të arbitrit, e bënë takimin disi më dramatik, për t’u fituar sërish në shifrat 3-1.

E nëse i fokusohemi këtyre dy takimeve, çfarë mund të gjejë Reja për ndeshjet e ardhshme te Shpresat për t’i thirrur menjëherë? Shumë elementë që do të përforconin Kombëtaren, e cila do të quhej e plotë. Të gjithë biem dakort që Shqipëria vuan aktualisht për fantazist. Kjo u pa qartë në këto takime dhe Memushaj që vitet nuk i ka më në favorin e tij, ishte i vetmi lojtar që i jep më tepër “tru” mesfushës tonë.

Thirrja e Sherif Kallakut nuk është më një vendim për t’u diskutuar, por i detyrueshëm! Ky lojtar ka të gjitha aftësitë e nevojshme për të plotësuar Shqipërinë, pasi ideon me përsosmëri të gjitha lëvizjat që kundërshtari nuk pret, për t’i dhënë më tepër jetë aksioneve. Do të ishte i vetmi në llojin e tij te Shqipëria, në një kohë që mesfushorët e tjerë kanë “muskuj” dhe janë të përgatitur vetëm për thyer kundërshtarët e frikshëm dhe që mbeten të shtangur kur luhet me Kombëtaret modeste, siç e tregoi Lituania, pasi prej tyre pritet diçka jashtë karakteristikës që kanë si lojtar.

Për të vazhduar më tej, një tjetër element që Reja duhet të nis që ta piketojë për të bërë kalimin te Kombëtarja A është Armando Dobra. Në Kombëtaren tonë aktuale kemi vetëm Odise Roshin si lojtarin nga presim “çudirat”. Prej vitesh vazhdon të jetë i vetmi futbollist që bën shpërthime në krahë dhe merr guximin për driblime në lojën një kundër një.

Armando Dobra ka aftësi të jashtëzakonshme në driblime, ndërsa nëse lihet në krahë për të sulmuar është thuajse i papërmbajtshëm për kundërshtarin. Ipswich do t’i jap më tepër hapësirë në ekipin e parë për këtë sezon, ndërsa me staturën e tij fizike dhe lojën që zhvillon mund të quhet padyshim si një “Lionel Mesi shqiptar”, por që preferon këmbën e djathtë.

Ky futbollist do të bëjë që të harrohet edhe Roshi, ndërsa një tjetër element pozitiv ka lojën e fortë dhe agresive, siç luhet zakonisht në Angli. Pra një element për Rejën që mund ta përdorë në skemat e tij në të ardhmen, nëse përsëriten rastet si ajo ndaj Lituanisë. Zëvendësimi i Hysajt me Dobrën në një ndeshje të tillë do të ndryshonte tërësisht Kombëtaren pasi di të bëj sulmin me përsosmëri, në disa raste duke zgjidhur aksionet i vetëm, por është edhe i fortë në dyluftim kur kundërshtari ka topin.

Dy krahët e mbrojtjes së Shpresave janë dy elemente me shumë vlerë për Rejën. Tani është momenti më i mirë që edhe kapitenit Hysaj t’i tregohet se nuk është i paprekshëm. Afrimi i yllit të ri që po lind në Shqipëri dhe që shkëlqeu edhe në Europë me Laçin, po aq sa me Shqipërinë U-21 ndaj Austrisë U-21, është një zgjedhje që duhet të bëhet. Flasim për Albion Markun, gjetjen e Cungut që ofron siguri të madhe. Për më tepër 19-vjeçari është e sigurt që do ta djersijë fanellën shumë më tepër sesa Hysaj, që ka kohë të madhe pa pasur konkurrencë te Kombëtarja dhe kjo e ka ulur disi nivelin e tij. Dhe për ata që kanë dyshime mbi hendekun e ekipeve që përfaqësojnë dy lojtarët, Napoli dhe Laçi, duhet të jeni të sigurt që dëshira e madhe, energjia dhe adrenalina që do të përjetojë Marku nëse do t’i besohet, mund të na kthejë Hysajn e dikurshëm, jo të sotmin. Një bast që ia vlen të rrezikosh me këtë djalosh të ri edhe nëse del i humbur. Fundja, është një humbje më e ëmbël sesa kur vjen nga senatori që numëron vite mbi shpatulla.

Nga krahu tjetër kemi Ismajlgecin, ku falë krosimit të tij të katapultuar drejt Vrionit erdhi edhe përmbysja ndaj Andorrës. Këta dy lojtarë meritojnë një vëmendje shumë të madhe pasi kanë bërë punën e mahnitshme te ekipi ynë U-21, teksa gjithmonë kundërshtarët “vallëzonin” sipas dëshirës në krahët e mbrojtjes tonë. Këtë herë, nuk kishin asnjë shans të vetëm.

Këto do të ishin zgjidhjet më të mira të Rejës, por pa harruar dy qendër mbrojtësit tanë, Adolfo Selmani dhe Geraldo Bajrami. Fati i tyre i keq është fakti se luajnë në një kohë kur qendra e mbrojtjes tonë është e mbingarkuar me lojtar të nivelit të lartë. Selmani ka qenë i pakalueshëm dhe një mbrojtës i kthyer në golashënues me luftën në ajër, ndërsa nga ana tjetër kemi një tjetër mur të pathyeshëm të rritur në Angli si Geraldo Bajrami, i cili i shton kualitetin kuqezinjëve. Por në këtë rast hapin e madh do ta bëjë futbollisti që do të arrijë më shumë në karrierë me klubin ku luan, pasi përpara emrave si Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Dërmaku nuk do të jetë e lehtë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online