Në kategorita e ulëta të futbollit australian është realizuar një gol komik. Sulmuesi i Melbourne Knights, Kim Herris, nuk i ka besuar syve të tij, teksa një top i shkelmuar nga ai, thuajse padashur ka përfunduar në rrjetën e kundërshtarit.
Topi i goditur nga 26-vjeçari fillimisht u duk sikur do të përfundonte jashtë, por mungesa e vigjilencës nga portieri i skuadrës mike, bëri që krejt papritur rezultati të shkonte në 3-1 për vendasit nga qyteti i Melbourne.