Në ndeshjen e Europa League mes Trabzonsporit dhe Monakos u shënua një nga golat më të çuditshëm në historinë e futbollit. Po luhej minuta e 44-të kur i pafati Malang Sarr shënoi autogol për të kaluar në epërsi klubin turk. Gabimin e karrierës e ka bërë Nubel, portieri i Bayernit, i cili normalisht është i huazuar deri në fund të sezonit në radhët e Monakos. Nubel mori një pasim dhe kishte mjaftueshëm kohë për të menduar për lëvizjen e tij të radhës.
Megjithatë, gjermani e dërgoi topin në krah dhe nuk mori parasysh pozicionin e Sarros, i cili u godit nga topi dhe sfera përfundoi në rrjetë. Nubel dikur protestoi se nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për të luajtur në Bayern Munich dhe se donte të rivalizonte Manuel Neuer. Sot e kuptoi më së miri se përse në Gjermani nuk i dhanë atë hapësirë. /Sport Ekspres/