E kishin ndaluar për ngjarjen e ndodhur te Pogradeci-Elbasani, Policia liron tifozin Erjon Vishkulli

Në ndeshjen mes Pogradecit dhe Elbasanit që përfundoi në shifrat 1-1, kishte vend edhe për një episod që rrëmbeu vëmendjen mediatike. Në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” ishte një numër të konsiderueshëm tifozësh, ndërsa tensioni i shkaktuar, bëri që Policia të vendoste në pranga shtetasin Erjon Vishkulli.

24-vjeçari u ndalua për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi përtej ngjarjeve të ndodhura në stadium, nuk mungoi edhe konfrontimi me Policinë. “Sport Ekspres” mëson se Erjon Vishkulli është liruar nga këto akuza pas 4 ditësh, duke mbyllur kështu këtë histori, për t’u rikthyer i qetë në shtëpi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online