E teksa gjendemi në muajin e fundit të 2020, goli i vitit në Shqipëri ka ardhur nga ana e Selman Shkretës. Ky i fundit ka realizuar nga distanca e largët në përballjen kundër Gramshit. Kryevepër e cila ka lënë të shtangur portierin kundërshtar dhe ku nuk mund të evitonte realizimin e lojtarit të Bulqizës.
Padyshim që flitet për golin e vitit në kampionatin shqiptar që vjen nga Kategoria e Dytë. Një realizim të cilin do ta kishin zili edhe shumë futbollistë të tjerë në elitën e futbollit tonë. /Sport Ekspres/