Me duar të fashuara, piloti i Formula 1 zbulon gjendjen pasi i shpëtoi aksidentit horror

Fakti që ai arriti të shpëtonte nga ai aksident horror është diçka që piloti i Formula 1, Romen Grozho duhet ndihet me patjetër me fat. Tashmë francezi ndodhet në spital për të kuruar plagët e marra, megjithatë nuk ka pritur për të falënderuar tifozët me një video në “Instagram” se është mirë dhe po vazhdon me kurimin. Në këtë video Grozhan paraqitet mjaft i dëmtuar, edhe i ka duart e fashuara.

“Përshëndetje të gjithëve. Doja t’iu thoja që jam mirë, ose le të themi… disi më mirë. Faleminderit shumë për mesazhet tuaja. Vite më para nuk do të isha dakord për vendosjen e makinerisë kundra përplasjeve, por tani jam i sigurtë që është gjëja më e mirë që kemi sjellë në Formula 1. Gjithashtu dua të falënderoj edhe stafin mjekësor si në pistë ashtu edhe në spital. Shpresoj që për pak kohë të bëhem më mirë dhe t’iu shkruaj disa mesazhe.”- u shpreh piloti francez./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online