VIDEO/ Goli i polemikave që u shënuan nga Inter, Allegri i hedh xhaketën gjyqtarit të katërt dhe nuk përmbahej

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk ka mundur të qetësohet në fund të pjesës së parë ndaj Interit. Juventus dhe Inter luajtën në mbrëmje një derbi në Torino dhe gjashtë kartonë të verdhë në 45 minutat e para janë treguesi më i mirë i rëndësisë së këtij dueli.

Mysafirët nga Milani shënuan golin me Hakan Calhanoglu nga pika e bardhë, por pikërisht kjo shkaktoi shumë polemika dhe protesta te vendasit. Gjyqtari Irrati ka treguar penalltinë pas ndërhyrjes së VAR-it, por Szczesny ka pritur. Në vazhdim të atij aksioni, goli u shënua, por ai u anulua për shkak të goditjes së dënimit të Hakanit në sulm.

Drama nuk mbaroi me kaq sepse arbitri përsëriti penalltinë pasi De Ligt u fut më herët në zonë. Hakan shënoi nga tentativa e dytë për të festuar me futbollistët dhe tifozët e Interit. Allegri u tërbua pas kësaj, ndaj kishte diçka për t’i thënë gjyqtarit të katërt dhe nga inati hodhi gjithçka rreth tij, duke përfshirë edhe xhaketën që kishte veshur më parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *