VIDEO/ Goli i parë i Galatasarait kundër Manchester United duhej të anulohet! Një rregull “i çuditshëm” që pakkush e di që ekziston në futboll

Galatasarai dhe Manchester United barazuan në një ndeshje të çmendur të Champions League, 3-3. Hakim Ziyech shënoi dy gola nga goditja e dënimit, por goli në pjesën e parë duhej të mos quhej i rregullt për shkakun e një pike në ligjin e futbollit që zbatohet rrallë dhe që ndoshta, jo të gjithë e dinë që ekziston i shkruar.

Në minutën e 27 të takimit, Ziyech ishte i saktë nga goditja e dënimit dhe arriti të ngushtonte diferencën në 1-2. Sipas analizës së Bein Sports, goli duhej të anulohej pasi kur Ziyech goditi, Icardi nuk zbatoi rregullin për të qenë të paktën 1 metër larg nga muri i ndërtuar nga Mancheter United.

“Nëse, kur kryhet një goditje e lirë, një lojtar i ekipit sulmues është më pak se 1 m larg (1 nga ‘muri’ i formuar nga tre ose më shumë lojtarë të ekipit mbrojtës, jepet një goditje e lirë indirekte,” sipas rregullat e lojës së futbollit (IFAB). /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *