Granada ka marrë sot fitoren e parë në sezonin e ri të La Ligas. Bardhekuqtë kanë mposhtur me rezultatin 3-2 Majorkën. Vendimtar në këtë fitore ishte edhe Myrto Uzuni, i cili festoi sot golin e parë në elitën e Spanjës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e tretë të Granadës në minutën e 70 nga pika e bardhë e penalltisë.
Festë për Uzunin, por në krahun tjetër ka zhgënjim për Vedat Muriqin. Sulmuesi nga Prizreni mban peshën e humbjes te Majorka. “Pirati” gaboi nga 11 metrat në pjesën e parë të takimit, kur goditi shtyllën dhe nuk mundi ta dërgonte topin në rrjetë. Ndoshta ai gol mund t’i kishte dhënë një rrjedhë tjetër takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
????! | Samuel Costa | Granada 3-2 Mallorcapic.twitter.com/ZAN8pQsJzy
— FootColic ?? (@FootColic) August 26, 2023