VIDEO/ Goli “i mallkuar” për 2020! Milot Rashica dështon edhe kështu, ia falën penalltinë për ta nxjerrë nga “errësira”

Nga Klaudio Ndreca

Milot Rashica e ka si mallkim gjetjen e golit, teksa nuk e ka tundur asnjëherë rrjetën në vitin 2020. Kjo ka bërë që sulmuesi shqiptar të kthehet shpeshherë në kryeqendër të vëmendjes së mediave, për ta kryqëzuar lojtarin që më parë zinte hapësirën e heroit.

“Thatësira” e golit e ka rënduar së tepërmi gjendjen psikologjike të Rashicës, ndërsa Ëerderi i besoi edhe një penallti për ta nxjerrë nga “errësira”. Aktualisht janë duke luajtur në transfertë ndaj Paderbornit, ekipit që e ka marrë rrugën për rënien nga elita dhe atje ku luan edhe Klaus Gjasula.

Në minutën e 18 të takimit është akorduar penalltia dhe atje Rashica do të gabonte sërish, për të mos ia dalë as nga 11-metra. Por në të njëjtin aksion që ka vazhduar pas grushtimit të portierit, ishte Klasen që e dërgoi topin me kokë në rrjetë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *