VIDEO/ Goli i Jeremy Menez i shërben statistikës, Qazim Laçi shënon nga distanca

Ajaccio ka arritur të fitojë me rezultatin 2-3 në transfertë ndaj Paris FC, duke marrë tre pikët e radhës në “Ligue 2”. Në këtë përballje do të shënonte edhe mesfushori shqiptar, Qazim Laçi. Ky i fundit është kthyer në një lojtar kyç për Ajacion në këtë sezon, që ndodhet në vendin e tretë dhe katër pikë larg pozicionit që dërgon menjëherë në “Ligue 1”.

Goli i Qazim Laçit erdhi nga distanca dhe pas një devijimi me pak fat, duke përfunduar në cepin e rrjetës. Portieri e kishte të pamundur që të reagonte, duke u befasuar nga trajektorja e topit. Gjthashtu në këtë takim ka shënuar për Paris FC edhe Jermeny Menez, që më parë ka luajtur edhe me fanellën e Milanit. Një rënie e madhe në karrierën e këtij lojtari, që në këtë rast shërben për statistikë dhe ekipi i tij ndodhet në vendin e parafundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online