(FOTO) Selmanit i vënë një pikë të kuqe në ballë, para sfidës me Cikalleshin bëhet… kurbani

Në prag të ndeshjes me Akhisarspor në javën e 21, skuadra e Menemensor ka kërkuar pak fat për marrjen e tri pikëve. Ekipi i dyshes shqiptare Selmani, Domgjoni, ka zgjedhur një nga format tradicionale duke e kërkuar fatin tek Zoti. Një dele e bardhë është bërë kurban në ambjentet e fushës ku Menemensori po stërvitet këto ditë.

Pikat e kuqe me gjak në ballin e çdo lojtari nuk kanë munguar si një shenjë e sjelljes së fatit. Selmani e Domgjoni do të përballen në transfertë ndaj Cikalleshit. Të dy skuadrat janë në kuotën e 28 pikëve dhe në luftë të hapur për një biletë në Superligën turke. Menemensori vjen pas katër humbjeve radhazi dhe si duket skuadra e kërkon rezultatin me kurban. Paraqitje jo pozitive ka edhe Akhisarspor. Në pesë ndeshjet e fundit ekipi i Cikalleshit ka tre humbje dhe dy barazime ndërsa sulmuesi shqiptar ka gjashtë ndeshje pa shënuar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online