VIDEO/ Goli i anuluar për Milanin shkakton konfuzion! Nuk e priste as vetë Napoli, Kessie e sheh në telefon dhe e gjithë Europa ngre pikëpyetje

VAR e ka ndihmuar jo pak futbollin dhe po përmirëson së tepërmi gabimet e arbitrave, por nga ana tjetër, rasti i ndeshjes Milan-Napoli tregon anën e “errët” të teknologjisë. Teksa rezultati ishte në shifrat 0-1, Kessie realizoi në minutën e fundit.

I gjithë San Siro shpërtheu në festë për barazimin, por VAR thërriti gjyqtarin për të riparë rastin. Te Napoli nuk kishin asnjë pretendim dhe nuk e prisnin se goli do të anulohej, por në momentin që VAR thërriti arbitrin, kërkuan një faull në favor të tyre.

Në fakt, arsyeja ishte tjetër, pozicion jashtë loje. Përsëritja e pamjeve e shton më tepër konfuzionin në këtë rast dhe vetë autori i golit, Kessie, e ka parë momentin në telefon pas përfundimit të takimit, por sërish nuk arrin të kuptojë arsyen e anulimit të golit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online