VIDEO | Goli i anuluar, Danilo Alvesh “vë duart në kokë”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Danilo Alvesh ishte mungesa e madhe e Flamurtarit në ndeshjen e djeshme në Korçë. Braziliani kishte preferuar që ta ndjekë ndeshjen nga shtëpia e tij dhe të mos udhëtonte me ekipin në Korçë. 30 minuta e para folën për skuadrën kuqezi, e cila dominoi dhe krijoi mjaft volum.

Çështë e vërteta, vlonjatët e gjetën dhe rrugën e rrjetës, por goli u anulua nga asistenti, me pretekstin se Bushiç e kishte marrë topin me dorë. Në moment shumë i diskutueshëm, pasi edhe përmes përsëritjeve është mjaft e vështirë për ta parë nëse kemi të bëjmë me një prekje të topit me dorë apo jo.

Ky moment ka irrituar jo pak sulmuesin, i cili në profilin e tij në “Instagram” më saktë në “Instastory” nuk ka nguruar që të shfaq pakënaqësinë me këtë moment, që sipas tij është interpretuar keq nga gjyqtarët, duke e konsideruar golin të rregullt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *