VIDEO/ Goli i 4-t në 5 paraqitje, ish-sulmuesi i Teutës e nis në mënyrë të shkëlqyer aventurën jashtë Shqipërisë

Rubin Hebaj u largua nga Teuta në merkaton e dimrit për të provuar veten në një aventurë të re jashtë Shqipërisë. Sulmuesi shqiptar iu bashkua Andijan-it në elitën e futbollit uzbek, ku e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer rrugëtimin e tij.

Futbollisti shkodran arriti të shënonte sot në humbjen 1-2 që ekipi i tij pësoi kundër Sogdiana-s. Hebaj shfrytëzoi më së miri një top të hedhur në zonë dhe me të majtën e tij e ndali topin në trekëndësh. Por më pas kundërshtarët përmbysën rezultatin, duke e bërë golin e tij të vlefshëm vetëm për statistikë.

Ky është goli i katërt që Rubin Hebaj shënon në Uzbekistan, ku numëron vetëm 5 paraqitje me Andijan-in. Kujtojmë se kampionati uzbek ka vetëm një muaj që ka vetëm 2 muaj që ka nisur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online