VIDEO/ Goldi Halili shpërthen në lot! Kukësi godet dy traversa në dy minuta, Kristal Abazaj i jep goditjen në fund dhe feston Tirana

Me shumë emocione është mbyllur ndeshja mes Tiranës dhe Kukësit që ka përfunduar me shifrat 1-0. Dy ekipe që kërkonin me patjetër fitoren në këtë takim dhe që për pjesën më të madhe të përballjes, rezultati mbeti 0-0.

Në minutat e fundit Kukësi shkoi shumë afër fitores, aq sa preku dy herë traversën në dy minuta. E kur pritej goditja e madhe nga Kukësi, ndodhi e kundërta. Një moment befasie dhe gabimi në vendosjen e mbrojtjes së verilindorëve dhe Haxhiu që shërben bukur te Abazaj, me këtë të fundit që me një prekje të lehtë e dërgon topin në rrjetë. Abazaj shpërthen në festën e çmendur duke goditur gjithçka që i doli përpara, ndërsa Goldi Halili është parë në lot nga emocionet. /Sport Ekspres/

Abazaj goal
byu/Albaniafootball insoccer