VIDEO/ Gol shqiptarësh për Maqedoninë e Veriut, Bardhi tund rrjetën në Ligën e Kombeve

Maqedonia e Veriut ka fituar me rezultatin 2-0 kundër Gjibraltarit. Goli i parë i kësaj sfide ishte “made in Albania“, teksa Enis Bardhi shënon pas një asisti nga Ezgjan Alioski. Ky i fundit pason shkurt për te mesfushori i Levantes, i cili më pas depërton në zonë dhe pas shmangies së disa kundërshtarëve e shtyn topin në rrjetë.

Ndërkohë, goli i dytë u realizua në minutën e 84-t me anë të Nikolovit. Maqedonia e Veriut merr kështu fitoren e parë në Ligën e Kombeve, pas atij barazimi të marrë në ndeshjen hapëse./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *