VIDEO/ Festë e çmendur në njërin krahë dhe lot tjetrin, ukrainasit tregojnë qytetari dhe duartrokasin lojtarët pas eliminimit

Ka përfunduar me rezultatin 1-0 sfida mes Uellsit dhe Ukrainës. Finalja e “play off“-it për Kupën e Botës njeh si fitues “dragonjtë”, të cilët prekin për të parën herë grupet e Botërorit pas 64 vitesh. Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë, një festë e çmendur ka shpërthyer në kampin uellsian, që shkroi historinë mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë në krahun tjetër ka vetëm trishtim dhe lot. Kapiteni Jarmolenko ka mbuluar fytyrën e tij me duar teksa qante në fushën e lojës. Futbollisti i verdhebluve shënoi autogolin që i dhuroi kualifikimin Uellsit dhe barra ishte më e rëndë për tu përballuar prej tij. Sakaq, tifozët ukrainas kanë treguar qytetari në shkallët e stadiumit, duke duartrokitur lojtarët e Kombëtarës së tyre, edhe pse këta të fundit nuk siguruan dot një vend për në grupet e Katarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online