VIDEO/ Gol me telekomandë! Shijoni magjinë e Pedros te Roma, portieri bën rolin e tifozit në stadiumin e boshatisur

Nga Klaudio Ndreca

Pedro i ka mjaftuar Romës për të mundur Udinezen në shifrat 0-1 duke grumbulluar kështu fitoren e parë në këtë kampionat të Serisë A. Ekipi i Fonescas ka një ngritje të madhe të nivelit të lojës dhe vetë përballja me Juventusin e dëshmoi, ndërsa shumë prej lojtarëve në përbërje i përkasin moshës së re. Ndërthurja është e gjitha me eksperiencën dhe kualitete që mund të përmirësojnë së tepërmi. Pedro është një prej lojtarëve që me afrimin e tij te Roma u prit me skepticizëm, por vetë karriera e tij flet shumë në këtë rast.

Goli me telekomandë në përballjen ndaj Udinezes ishte një magji më vete që u ofrua nga këmbët e Pedros. Një goditje nga distanca dhe ku portieri kundërshtar mund të bënte rolin e një tifozi në stadiumin e boshatisur. Asgjë më tepër sesa kaq pasi trajektorja që mori topi në këtë rast ishte i pamundur për t’u evituar. Ndërkohë në fundin e takimit Pedro është shprehur se Roma ka mundësi edhe për ta fituar Serinë A, duke e cilësuar si të vështirë si mision, por jo të pamundur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online