Herold Goulon është një emër që askush nuk e njeh, por para një dekade mesfushori francez ka luajtur me Blackburn në Premier League dhe më pas ka shëtitur nëpër Europë, duke luajtur në Poloni, Qipro e Rumani.
Mesfushor qendror me tipare mbrojtëse, Goulon është krahasuar me Patrick Vieira para disa vitesh dhe ka bërë një karrierë të mirë, por tani, në moshën 31-vjeçare, ka zgjedhur të luajë më Malajzi, te Pahang, ku është ndër lojtarët më të rëndësishëm.
Të shtunën Pahang fitoi 3-1 gjysmëfinalen e vajtjes në kupë kundër Perak dhe Goulon shënoi me një goditje dënimi nga gjysmëfusha e vet. Një gol i pabesueshëm, që ka bërë xhiron e internetit!
90+3’| GOLAZOO GOULON!
Percubaan dari tengah padang oleh Herold Goulon mencipta momen yang cukup magis di Kuantan, memperdayakan penjaga gol Perak, Hafizul Hakim untuk jaringan gol ketiga Pahang!@OfficialPahang 3-1 @peraktbgmy #ShopeePialaFA2019#MFLLive#PHGPRK pic.twitter.com/PsOce1pQgF
— MFL LIVE (@MFL_Live) June 22, 2019