Jasir Asanit po i ndodh një fenomen “i çuditshëm” në Korenë e Jugut. Sa herë që vjen te Shqipëria, Asani shkëlqen duke realizuar super gola. Pasi rikthehet në Korenë e Jugut, te ekipi i Gwangju kur mbarojnë ndeshjet e Kombëtares, Asani bie në qetësi.
Tani jemi para ndeshjeve të Kombëtares dhe për këtë arsye Jasiri duhet të dalë nga vetja. Një gol të çmendur nga goditja e dënimit ka realizuar futbollisti shqiptar në ndeshjen e sotme mes Incheon dhe Gwangju.
I aktivizuar nga stoli në minutën e 58, në të 79 Jasir Asani do të realizonte kryeveprën që ngushtoi diferencën kur rezultati ishte 2-0 për Incheon. Në minutën e fundit ekipi i shqiptarit do të barazonte me Kun-hee Lee. /Sport Ekspres/
Jasir Asani scores an incredible goal in the Incheon-Gwangju, shows strength before the Albania matches
No words needed… ??? pic.twitter.com/R41ZxQnxRE
— Klaudio Ndreca (@klaudiondreca7) August 18, 2023