Goli është emocioni më i bukur në futboll dhe jemi mësuar të shohim festime nga më të ndryshmet. Arbitrat nuk hezitojnë për të toleruar lojtarët, të cilët heqin bluzat e tyre. Pavarësisht se kanë shënuar, ata i pret kartoni i verdhë.
Kësaj radhe ka ndodhur ndryshe. Në Guatemalën e largët luhej një ndeshje e divizionit të dytë. Luis Akuna kishte marrë përsipër goditjen e penalltisë në minutat e fundit të ndeshjes. Rezultati nuk ishte zhbllokuar ende, por lojtari i Deportivo Carcha tregohet i saktë, shënon dhe befason me festimin e tij.
Ai ngjitet në shkallët pas porte, aty ku qëndron dhe tabela e rezultatit. Akuna vendos t’i shkojë deri në fund, ndryshon tabelën e rezultatit dhe zbret përsëri I lumtur në fushë. Arbitri e pret me një karton të verdhë përpara fytyrës, por çfarë rëndësie ka… Deportivo e tij fitoi ndeshjen dhe siguroi tri pikë të tjera në renditje.
? – Game changer!
Deportivo Carcha’s Luis Acuna took it into his own hands to change his team’s score after converting from the spot, literally! ? pic.twitter.com/P54JWNaXZl
— The Football Schedule (@UKFootballTimes) March 6, 2019