Robert Levandovski ka bërë sot debutimin e tij në “Spotify Camp Nou”. Një debutim ëndrrash për polakun, i cili jep shenjat e duhura që tregojnë se është i duhuri për të ngeitur përsëri në majë emrin e Barcelonës. Katalanasit kanë fituar me rezultatin 6-0 ndaj Pumasit për të fituar trofeun Joan Gamper.
Vetëm 3 minuta kanë qenë të mjaftueshme për Levandovskin që të shijonte golin e parë me Barçën. Por brenda 19 minutave lojë, polaku do të jepte edhe dy asiste për shokët e skuadrës, ku në shërbimin me finte për Pedrin shfaq edhe klas në fushën e lojës. Paraqitja e tij kurorëzohet në fund edhe me një trofe, teksa Levandovski shpallet lojtari më i mirë i trofeut Joan Gamper./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Lewandowski + Pedri ?
A perfect flick and finish ? pic.twitter.com/VCbVTbmxOr
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 7, 2022