Në futboll, objektivi më i rëndësishëm dhe më kryesor mbetet goli (tekstualisht qëllimi). Pas rrjetës vjen edhe festa, shpërthimi i emocioneve në fushë nga lojtarët dhe në tribuna nga tifozët.
Mes futbollistëve, secili mundohet të festojë në mënyrë sa më origjinale, duke krijuar një markë të vetën, por ka edhe momente spontane, nga të cilat dalin episode të paharrueshme. I tillë është rasti i Kenedi Bakirçoglu, sulmuesi 37-vjeçar i Hamarbit në Suedi.
Pasi shënoi me goditje dënimi nga distanca 30 metra, Kenedi festoi duke u afruar në tribunën e tifozëve, ku si mënyrë për të bërë gëzuar, piu një gotë birre nga mbështetësit e ekipit. Një nga ato festime që mbeten gjatë në memorie, për të cilat i’a vlen edhe çmimi i biletës në stadium.
Kennedy Bakircioglu scored a brilliant freekick against IFK Göteborg, during the celebration someone threw a beer at him, he catched it and took a sip! pic.twitter.com/OtDR4GFuPX
— Photos of Football (@photosofootball) October 1, 2018