Një gol dhe një asist në një ndeshje për tu fituar. Taulant Seferi ka shkëlqyer me Uinterthurin, në suksesin 3-2 që skuadra e tij regjistroi në fushën e Araut. Edhe pse kundërshtarët mbyllin renditjen në Challenge League (kategoria e dytë zvicerane), fitorja ishte detyrim, për të qëndruar në zonën e lart të klasifikimit.
Seferi shënoi golin e dytë të ndeshjes për Uinterthurin, në minutën e 47-të, ndërkohë që u bë protagonist edhe me një asist. Më parë ekipi i tij kishte shënuar me Uajlld në pjesën e parë, ndërsa me Araun që arriti të rikthente dy herë barazpeshën, goli i triumfit për miqtë u realizua nga Slishkoviç, pas një ore lojë.
“Jam shumë i lumtur për golin, për asistin dhe për fitoren që regjistruam”, shkruante Seferi në faqen e tij zyrtare në “facebook”, ndërsa kjo ishte rrjeta e tretë sezonale për talentin e Kombëtares Shpresa. Me fitoren e arritur, Uinterthuri u ngjit në vendin e tretë në renditjen e Challenge League, në kuotën e 17 pikëve, vetëm një më pak se kryesuesit e kampionatit.
https://www.facebook.com/taulant.seferi/videos/2165123330421520/