VIDEO/ Gol dhe asist që në debutimin e tij te kampionët e Rumanisë, ish-lojtari i Ilir Dajës te Ballkani është për t’u duartrokitur

Ermal Krasniqi tregoi nivel të lartë që në debutimin e tij me CFR Kluzhin. Futbollisti shqiptar e ka nisur me një gol dhe një asist përvojën e re me kampionët e Rumanisë. 24-vjeçari ishte pjesë e suksesit historik të Ballkanit të Ilir Dajës nga ku doli në pah edhe në arenën europiane. CFR Kluzh pagoi për kartonin e tij në merkaton e këtij muaji dhe duket se ia ka vlejtur çdo qindarkë e shpenzuar për të.

Sulmuesi anësor ia ka shpërblyer me gol dhe asist që në ndeshjen e tij të parë në kampionatin rumun. Ishte pikërisht Krasniqi ai i cili hapi serinë e golave në transfertën kundër Farul Konstantës, duke tundu rrjetën në minutën e 49 të takimit. Ndërkaq, në minutën e 77 shfaqet sërish si protagonist, duke dhënë asistin për golin e tretë të takimit. Ndeshja përfundon me rezultatin 0-3 për CFR Kluzhin, cila kalon Farul Konstantën në renditje dhe merr kreun e klasifikimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online