Pas mungesës së ftesës nga Shqipëria për miqësoret e marsit, Mirlind Daku ka shpërthyer te Rubin Kazan. Këta të fundit po fitojnë në pjesën e parë kundër Akhmat Grozny me shifrat 2-0.
E në këto 45 minutat e para, protagonisti kryesor ishte Mirlind Daku. Në golin e parë ishte një asist brilant i Dakut që solli golin te vendasit. Ndërkohë në realizimin e dytë, sulmuesi shqiptar arriti që të realizonte pas një tjetër kombinimi të bukur me shokët e ekipit. /Sport Ekspres/
1-0 Randjelovic pic.twitter.com/ebuG0Jq8O5
— RPL Sky (@RPLNews_eng) March 31, 2024