VIDEO/ Goditje e pakapshme për portierin, lojtari shqiptar i jep golin e “knock out”-it kundërshtarit në Ligën e Konferencës

CFR Kluzhi është duke fituar me rezultatin 0-4 kundër Nemanit. Protagonist në këtë takim është bërë edhe Meriton Korenica. Futbollisti shqiptar tundi rrjetën në minutën e 59 të takimit, duke shënuar golin e katërt për rumunët.

Goditja e Korenicës nga jashtë zone ishte e pakapshme për portierin kundërshtar. “Predha e tij” ishte goli i “knock out”-it për Nemanin. Me këtë rezultat CFR Kluzhi është thuajse i kualifikuar për në turin e tretë të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/