Manchester United mposhti me rezultat 3-0 Sheriff Tiraspol në ndeshjen e javës së 5-të të Grupit E. Pasi u pezullua nga klubi, Cristiano Ronaldo u kthye në fushë nga minuta e parë sonte dhe donte shumë të shënonte një gol. Portugezi pati raste të shumta ndaj Sherifit, shpërdoroi shumë, nuk mund ta besonte se topi nuk donte të shkonte në portë dhe nga zhgënjimi i madh në një moment e goditi topin në tribunë.
Megjithatë, në minutën e 81-të, për kënaqësinë e Old Trafford dhe tifozëve të yllit portugez pranë ekranit, Cristiano më në fund shënoi. Goditjen e parë me kokë e priti portieri i Sherifit. Fatmirësisht për Ronaldon, topi u kthye në mënyrën e duhur, Cr7 arriti tek ai dhe më pas tronditi rrjetën e kundërshtarit. Më pas mbërriti edhe festimi ku dallohej fare qartë lehtësimi në fytyrën e portugezit. /Sport Ekspres/